Photos

Description

Restorant PJATELI
Aty ku kënaqësia nuk ka fund !!
Restorant Pjateli  ndodhet në zonën e Bërzhitës mes gjelbërimit, natyrës dhe harmonisë. Një restorant i cili fokusohet tek rehatia dhe komoditeti i çdo kujt që zgjedhë të kaloj një fundjavë në restorantin tonë mes miqve, familjes etj. ‘Restorant Pjateli’ përbëhet nga ambjentet e brendshme, ku janë restoranti, salloni dhe ambjentet e jashtme të cilat shtrihen në një hapesirë të blertë mes natyrës së egër. Të dyja ambjentet janë  projektuar për tju ofruar rehatinë  maksimale dhe harmoninë .
Fusha e qitjes me pjatel ndodhet në Bërzhitë, 13 km larg Tiranës në rrugën drejt Elbasanit. Ajo është e përbërë nga dy poligone ku në të parin mund të zhvillohen disiplinat e Skeet, Universal Trap, Percorso di Caccia, ndërsa në të dytin mund të zhvillohen disiplinat Olympic Trap, Double Trap, Universal Trap dhe ku është montuar një makinë shumë drejtimëshe për stërvitjen e qitësave. Aty ju mund të gjeni instruktorin, i cili mund të ndihmojë si ata që kanë dëshirë të fillojnë këtë sport, ashtu edhe ata që e njohin tashmë. Restorant Pjateli: Edhe pishina të zhytura mes gjelbërimit, staf profesional, drejtues vizionar dhe klientë të kënaqur.

Visited 858 times, 1 Visits today

Add a Review

Your Rating for this listing: