Photos

Description

SHAGA SHPK
Design & Mobilim !!
Ushtrojmë aktivitetin tonë me filiale në Tiranë, Vlorë, Lushnje dhe Elbasan. Kemi dy fabrika të kompletuara me makineri e pajisje bashkëkohore elektronike, në pronësi të shoqërisë SHAGA shpk, një në Tiranë dhe një në Lushnje, me sipërfaqe të përgjthshme prej rreth 16’000 m2. Showroom-et tona janë të shtrira në tri zona kyç të Tiranës si edhe në Vlorë e Elbasan, nga ana tjetër bashkëpunëtorët tanë mbulojnë Shkodrën, Lezhën, Durrësin, Tiranën e Krujën. Ne importojmë dhe punojmë me firmat më prestigjioze në Evropë. Vendin e nderit e mbajnë bashkëpunimet me Italinë, ku numërohen mbi 50 të tilla, por edhe Austria, Zvicra, Gjermania janë vende me të cilat njohim mardhënie besnikërie bashkëpunimi. Për t’i qëndruar besnikë angazhimit, zbatojmë teknologjinë e kohës për prodhim dhe modelim. Strategjia investimit të SHAGA Design & Mobilim është orientuar drejt sigurimit të ambienteve të përshtatshme dhe të mjaftueshme, zgjerimit dhe rinovimit të teknikës dhe teknologjisë, përditësimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Këto investime janë projektuar mbi bazën e teknologjisë më të përparuar të kohës, duke u mbështetur kryesisht tek teknologjia dhe eksperienca italiane. SHAGA Design & Mobilim: Një vizion i shkëlqyer, pa punonjës të shkëlqyer nuk do të ishtë asgjë. Mesatarisht shoqëria ka rreth 80 punonjës. Specialistët tanë mbartin kualifikim e kompetenca profesionale të padiskutueshme, të fituara brenda dhe jashtë vendit. Në këto kushte, shoqëria jonë plotëson kënaqshëm në gamë, sasi e cilësi kërkesat e tregut për çdo nivel. Aktualisht, emri SHAGA Design & Mobilim asociohet nga klientët me: Shërbim, Angazhim, Garanci dhe Art. Arritjet tona të deritanishme janë motivim për të kërkuar më shumë sfida e objektiva te reja në të ardhmen. SHAGA Design & Mobilim vazhdon të jëtë në krye të investimeve për të qenë lider i përhershëm i dizenjimit dhe mobilimit. Vizioni ynë: Përshtatje egzemplare me ëndrrat e vizionet e çdo klienti, me unikalitetin e çdo hapësire, me kërkesat dhe shijet e çdo dizenjimi, me profilin e çdo mobilimi.

Visited 2834 times, 1 Visits today

Add a Review

Your Rating for this listing: