Photos

Description

HOTEL COLOMBO ELBASAN
Oazi i Kënaqësisë për çdo moshë !!
Bar i arreduar me shumë kujdes ku do kaloni momente të këndshme sepse përveç pijeve nga me të ndryshmet ju do të mund të navigoni dhe në internet. Ne ofrojmë për kënaqësinë tuaj Free Wireless. Në restorantin tonë ju ofrojmë kuzhinë italiane dhe tradicionale shqiptare. Gjithashtu do të shijoni prodhimet e detit si dhe pica të përgatitura me furrë druri. Përveç ushqimit ne ju ofrojmë një ambjent relaksues pa harruar të përmendim dhe shërbimin e kualifikuar. Ju ftojmë të kalojmë së bashku ditët e nxehta të verës ku shërbimet e barit dhe ato të restorantit do të mund t’i shijoni  në ambjentin e pishinës. Ju do të kënaqeni në arjin e pastër ndërkohë që fëmijët tuaj do të kënaqen te këndi i lojërave. Hoteli: Luks dhe komoditet. Me një kapacitet prej 15 dhomash, 4 prej të cilave suita luksoze. Gjithsej 30 shtretër. Dhomat janë të pajisura me Tv dhe decoder HD, kabina me hidromasazh, tharëse flokësh, telefon. Sistem ngohjeje qendrore dhe ajër i kondicionuar. Shërbim në dhomë dhe mëngjes falas. Parking i garantuar për hotelin dhe ashensor. Pa harruar dhe koktejin me shampanjë që lokali ju ofron falas për çdo gëzim tuajin familjar. Tek pishina ju mund të organizoni gëzimet më të mëdha të jetës tuaj siç janë ditëlindjet, fejesat, dasmat etj. Me një kapacitet prej 350 vendesh dhe arredim të garantuar e të ofruar nga lokali dasma do të jetë vërtet dita më e bukur e jetës tuaj. Për të kaluar festat e ndryshme të vitit, për të shijuar tingujt e muzikës dhe për  tu argëtuar deri në maksimum ne ju ofrojmë ambjetin e klubit që ndodhet në katin e nëndheshëm të godinës.

Visited 526 times, 3 Visits today

Add a Review

Your Rating for this listing: