Photos

Description

DEUTSCH COLOR-ALBANIA
Prodhim, Zhvillim, Shpërndarje !!
Ne nuk prodhojmë thjesht dhe vetëm produkte të shkëlqyera! Ne kujdesemi për nevojat e gjithsecilit duke përfshirë çdo individ, prodhues, dekorues pa dallim nëse ata janë pjesë e një firme të madhe apo një biznesi të vogël privat.
Sistemi ynë i avancuar teknologjik dhe laboratori digjital ku prodhohen produktet tona, na ndihmon të jemi gjithmonë një hap përpara në sektorin botëror të bojërave; të shpejtë dhe efikasë në përditësimin e të gjithë informacioneve më të fundit dhe të rëndësishme  dhe përcjelljen e tyre tek stafi ynë i kualifikuar, në mënyrë që klientët tanë të informohen ashtu siç duhet.
Ne kemi një vizion të fuqishëm. Prodhim, Zhvillim dhe Shpërndarje. Ne synojmë të përmbushim të gjitha nevojat e klientëve në fushën e bojrave me të gjitha nuancat e larmitë e tyre estetike dhe teknologjike  dhe do të vazhdojmë të hulumtojmë mbi metoda të reja dhe efektive për të arritur objektivin tonë në rrugën e suksesit.
Derimëtani, kemi arritur një status shumëkombësh të markës sonë. Vizioni ynë afatgjatë është që të jemi të pranishëm në çdo ambient tuajin nëpërmjet konceptit të bojërave.
Të gjitha produktet e Deutsch Colour janë zhvilluar mbi bazën e të qenurit miqësore ndaj mjedisit, si dhe duke pasur si synim që të jenë në pajtueshmëri të plotë me të gjitha rregullat dhe rregulloret e standardeve të shëndetit tonë dhe të sigurisë. Ne jemi çertifikuar sipas ISO 9001, ISO 14001 dhe OHSAS 18001, në përputhje me Ligjin për Shëndetin dhe Sigurinë. Për ne është tepër e rëndësishme që drejtimin e një biznesi të suksesshëm ta ndërthurim edhe me përgjegjësitë tona shoqërore dhe mjedisore.
Deutsch Color transformon, zbukuron dhe ndihmon në ruajtjen dhe krijimin e një atmosfere të qetë dhe relaksuese përreth jush. Ne na pëlqen të sjellim ndryshimin dhe kjo është pikërisht ajo që kemi bërë për më shumë se 100 vjet dhe vazhdojmë të bëjmë çdo ditë.

Visited 1042 times, 1 Visits today

Add a Review

Your Rating for this listing: