Photos

Description

BENDI SHPK
Vaska dhe Hidrosanitare !!
Stili më i mirë për çdo banjo. Prodhim produkte hidrosanitare, Vaska me/pa hidromasazh, pllaka dushi, kabina dushi. Produkte të tjera: Bolierë, WC, Bide, Lavamanë, Lavapjato, Mishelatorë, Kosha dhe Kaseta plastike. Aksesorë: Kapakë tualeti, Perde dushi, Koka dushi, Rubinete, Tuba si edhe punime të ndryshme hekuri. Bendi Shpk u themelua në vitin 1993, me qendër aktiviteti në Tiranë. Aktiviteti i kompanisë nisi me tregtimin e produkteve hidrosanitare si pllaka dushi, vaska dhe vaska me hidromasazh  duke realizuar shitjen e ketyre produkteve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Me zhvillimin e vazhdueshëm që kompania arriti, në vitin 2005, filloi prodhimin e materialeve plastike, që kryesisht janë: Pllaka dushi, Vaska, Vaska me Hidromasazh, Mbishkrime Reklamash, Veshje të brendshme të furgonave frigoriferike etj. Përveç kësaj, bashkëpunimi ynë shkon edhe më tej deri si në Evropën Perendimore dhe Lindore. Me një eksperiencë 23 vjeçare, si rezultat i një pune të fortë dhe të suksesshme, Bendi Shpk arriti që në një kohë shumë të shkurtër të bëhet një ndër kompanite lider duke arritur një pozicion shumë të favorshëm në tregun Shqiptar. Kompania Bendi Shpk që në fillimet e saj ka kryer tregti me shtete të ndryshme të botës, duke përmendur këtu shtete si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi, Serbi, Austri, Itali etj. Gjithashtu ka bashkëpunime me një sërë kompanish të rëndësishme të botës, ku vlen të përmenden kompani si: Turkuaz, Creavit,  Senoplast, Leov, Ultimat etj. Bashkëpunimet me këto kompani ekzistojnë për një kohë të gjatë, gjë e cila tregon besueshmërinë, seriozitetin dhe qendrueshmërinë e kompanisë tonë, por në të njëjtën kohë përpjekjet e vazhdueshme të kompanisë janë sigurimi i produkteve me cilësi të lartë. Gjithashtu vlen të përmendim dhe aktivitetin importues që kompania BENDI sh.p.k kryen me vende kryesisht të rajonit si: Itali, Turqi etj.

Visited 1444 times, 1 Visits today

Add a Review

Your Rating for this listing: